Insajderi
Sport

Messi e rikujton dyvjetorin e triumfit në Botëror: Dhjetori më i bukur i karrierës!

Insajderi
18 December 2024 - 16:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi e rikujton dyvjetorin e triumfit në Botëror: Dhjetori më i bukur i karrierës!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot dy vite më herët, Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi e bëri atë që nuk e kishte bërë në vitin 2014, triumfin në finale të Kupës së Botës.

Botërori i pazakontë i zhvilluar gjatë nëntorit dhe dhjetorit dhe i zhvilluar në Katar ishte historik për tetë herë fituesin e Topit të Artë.

Messi me dy gola gjatë 120 minutave dhe me një tjetër gjatë ekzekutimit të penalltive e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës.

E argjentinasi e ka kujtuar dyvjetorin e këtij suksesi madhor përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Më pëlqen dhjetori dhe periudha e festave të Krishtlindjeve. Para dy vitesh, dhjetori mund të kishte qenë një muaj i hidhur i fundit i vitit, por përfundoi duke u bërë më i bukuri në karrierën time sportive. Tani, çdo dhjetor më rikthen këtë kujtim… Gëzuar Përvjetorin e Dytë për të gjithë!”, shkroi Messi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark