Insajderi
Lajme

Bahrije Hyseni nga LDK: Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë!

Insajderi
18 December 2024 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bahrije Hyseni nga LDK: Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bahrije Hyseni, ka njoftuar se ka qenë nder i madh që sot, kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka prezantuar para të pranishmëve.

“Është një nder i madh për mua që sot, Kryeministri i ardhshëm pati mirësinë të më prezantonte para jush.

Faleminderit për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të grave gjatë prezantimit të deputetëve!”, ka shkruar Hyseni.

Tutje ajo thotë se së bashku do ta ndërtojnë një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë.

Postimi i plotë:

Është një nder i madh për mua që sot, Kryeministri i ardhshëm pati mirësinë të më prezantonte para jush.

Faleminderit për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të grave gjatë prezantimit të deputetëve!

Prania juaj dëshmon fuqinë dhe rëndësinë e zërit tuaj në vendimmarrje. Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark