Shi, borë e ngrica - Mendim Rugova parashikon moti për 3 ditët e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi, borë e ngrica – Mendim Rugova parashikon moti për 3 ditët e ardhshme

    Insajderi
    19 December 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Metereologu, Mendim Rugova ka parashikuar motin për ditët e ardhshme në vend, shkruan Insajderi.

    Rugova ka bërë me dije se do të ketë shi të premten, borë të shtunën dhe ngrica ditën e diele.

    “Ditën e premte parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira. Nga mesdita së pari në perëndim paraqiten reshjet e para të shiut, e më vonë përfshinë pjesët tjera të vendit. Nga mbrëmja reshjet do të jenë më të vazhdueshme, që me rënie të temperaturës nga 8C e 9C ditën, në 0C e 1C, shndërrohen në reshje bore. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-8m/s, e vonë deri në mesnatë ndryshojnë drejtimin në veriperëndimore”

    Reshjet e borës vazhdojnë mëngjesin e së shtunës, e deri nga mesdita pritet të pushojnë. Temperaturat maksimale do të jenë të ulëta, 1C e 2C“.

    “Të dielen parashihen kthjellime, por me ngrica orëve të mëngjesit, deri në -5C e -7C. Të hënë sërish priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen në reshje bore, duke vazhduar kohëpaskohe ditën e martë. Maksimalet mbesin të ulëta përreth 0C, e minimalet zbresin në -2C”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark