Krenar Xhaferi: Sot isha pranë punëtorëve, mu kujtuan fjalët e Naim Frashërit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Krenar Xhaferi: Sot isha pranë punëtorëve, mu kujtuan fjalët e Naim Frashërit

    Insajderi
    19 December 2024 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Krenar Xhaferi, gjatë një takimi me punëtorët ka përmendur rëndësinë e angazhimit dhe përkushtimit të tyre për një të ardhme më të mirë.

    Gjatë këtij takimi, Xhaferi ka cituar fjalët e shkrimtarit të njohur Naim Frashëri, duke thënë se secili hap i punëtorëve është një sakrificë dhe një hap për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët.

    👷Gur mbi gur bëhet mur, mur mbi mur bëhet kala. Sot isha pranë punëtorëve tanë, duke ndarë me ta jo vetëm punën, por edhe përkushtimin, mundin dhe ëndrrën për një të nesërme më të mirë. Çdo hap i tyre është një sakrificë, çdo dorë e ngritur është një gur për të ndërtuar të ardhmen tonë.”.

    “M’u kujtuan fjalët e Naimit: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakës dritë!”

    Ai ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të punëtorëve, duke potencuar se çdo ditë ata japin më të mirën për të arritur një dritë të mundshme për të ardhmen e vendit.

    🙌Kjo dritë nuk vjen vetë, por e sjellin duart dhe zemrat e bashkuara. 🙏 Faleminderit të gjithëve që çdo ditë japin më të mirën e tyre për ne të gjithë!”, shkroi ai në Facebook.

    Xhaferi ka theksuar gjithashtu se kjo “dritë” nuk vjen vetë, por krijohet nga puna dhe bashkëpunimi i secilit individ.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark