Insajderi
Lajme

Përleshje në Lipjan, dy të mitur theren me thikë dhe dy tjerë pësojnë lëndime

Insajderi
19 December 2024 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje në Lipjan, dy të mitur theren me thikë dhe dy tjerë pësojnë lëndime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje ka ndodhur sot në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.

Si pasojë dy persona janë therur me thikë dhe dy të tjerë kanë pësuar po ashtu lëndime.

Të gjithë të lënduarit janë të mitur.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  18:00, kemi marrë informatën për një  përleshje fizike të ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( të gjithë të mitur). Katër personat e lënduar ( dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, konfirmoi ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark