Fadil Aliu i LDK-së pasi fillon asfaltimi i rrugës A: Nuk ka forcë që e ndalon qeverisjen tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Aliu i LDK-së pasi fillon asfaltimi i rrugës A: Nuk ka forcë që e ndalon qeverisjen tonë

    Insajderi
    20 December 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga LDK me numër 50, Fadil Aliu, ka njoftuar se sot ka filluar asfaltimi i Rrugës A.

    Ai tha se me këtë do të finalizohet arteria kryesore e komunikacionit në Kryeqytet.

    “Sot filloj asfaltimi i pjesës së parë të Rrugës A, e cila do të lidhet me Rrugën B dhe C, dhe në këtë formë do të finalizohet arteria kryesore e komunikacionit në Kryeqytet. Finalizimi i Rrugës A, në masë të madhe do të lehtësojë mobilitetin e Trafikut në Kryeqytet. Nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e Perparim Rama dhe LDK-së! Prishtina Praktike Po Bëhet”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark