Rahovec: Kanosi viktimën, policia i shkon në shpi të dyshuarit dhe i gjen armatim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rahovec: Kanosi viktimën, policia i shkon në shpi të dyshuarit dhe i gjen armatim

    Insajderi
    23 December 2024 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Pataqan të Poshtëm të Rahovecit.

    Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se si pasojë e mosmarrëveshjes, i dyshuari kishte kanosur ankuesin. Përgjatë kontrollit që policia ia kishte bërë të dyshuarit, i kishte gjetur pushkë gjuetie, pistoletë, pushkë ajrore dhe pistoletë për sinjalizim me zë.

    “Më datën 22 dhjetor 2024,  Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Me vendimin e prokurorit, i dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark