Insajderi
Botë

Momenti i shpëtimit të mbijetuarve nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

Insajderi
25 December 2024 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Momenti i shpëtimit të mbijetuarve nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas rrëzimit të aeroplanit të aviokompanisë së Azerbajxhanit në Kazakistan, është raportuar për dhjetëra të vdekur por edhe dhjetëra tjerë që i mbijetuan rrëzimit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen video amatore të pasagjerëve që i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit.

Ata shihen duke u nxjerrë nga rrënojat e fluturakes nga zjarrfikësit që intervenuan të lokalizojnë zjarrin në aeroplan, me qëllim që ta kenë edhe më të lehtë t’i nxjerrin të mbijetuarit.

Disa prej tyre janë të mbuluar në gjak, e tjerët shihen të hutuar dhe nuk mund të besonin se si arritën t’i shpëtojnë më të keqes.

Gjykuar nga pamjet kur rrëzohet aeroplani, ishte e vështirë të besohej se do të shpëtonte dikush për faktin se aeroplani shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark