Oda Amerikane: Marrëveshje Kolektive nuk mbështetet nga ligjet aktuale të punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane: Marrëveshje Kolektive nuk mbështetet nga ligjet aktuale të punës

    Insajderi
    19 April 2016 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, qëndron prapa mendimit se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e nënshkruar në vitin 2014 nuk është e mbështetur në legjislacionin aktual të punës.

    Sipas OEAK-ut marrëveshja si e tillë nuk ka fuqi ligjore dhe nuk mund të jetë e aplikueshme nga ndërmarrjet në Kosovë.

    Neni 90, pika 5 e Ligjit të Punës e thotë qartazi, që Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e tillë Kolektive, duke e bërë të qartë që diskrecioni për zbatimin ose jo të një marrëveshje të tillë është çështje e vullnetit të lirë të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

    Oda Amerikane thekson se asnjë organizatë, ose palë nënshkruese e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, nuk mund të hyjë në marrëveshje detyrimore me efekte juridike për palët e treta, pa marrë aprovimin paraprak të tyre.

    Sipas tyre, Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive nuk duhet të jetë bazë e përndjekjes ose e ndëshkimit të kompanive të sektorit privat, të cilat nuk kanë dhënë miratimin e tyre për një marrëveshje të tillë.

    OEAK kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të dalë me opinion zyrtar dhe të sqarojë bazën ligjore të marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

    Ata thonë se është institucion përgjegjës për mbikëqyrjen dhe interpretimin e dispozitave të Ligjit të Punës dhe shmang çfarëdo paqartësie ose interpretime kontradiktore./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark