Insajderi
Lajme

E rëndë në Pejë: Vajza rrah nënën

Insajderi
26 December 2024 - 09:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë në Pejë: Vajza rrah nënën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e enjte, thuhet se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga e bija e saj, shkruan Insajderi.

Palët janë intervistuar, thotë policia, si dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 25.12.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark