“Valixhja e dyshimtë” afër një ndërtesë në Ferizaj, deklarohet policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Valixhja e dyshimtë” afër një ndërtesë në Ferizaj, deklarohet policia

    Insajderi
    26 December 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një valixhe e dyshimtë afër një një ndërtese banimi në Ferizaj bëri që policia dhe njësia e deminimit të dalin në vendngjarje.

    Megjithatë, ky operacion policor përfundoi meqë valixhja nuk kishte asgjë të dyshimtë dhe atë e kishte harruar aty pa dashje një qytetare.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se vetë qytetarja është lajmëruar.

    “Ka përfunduar i gjithë operacioni i policisë në lidhje me informatën e valixhes së dyshuar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty pa dashje. Njëkohësisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar. Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Çeku”.

    “Me datën 26.12.2024 rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Sali Çeku’ në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë, të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes”, kishte thënë më herët Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark