VIPA CHIPS është nderuar me çmimin prestigjioz ‘Eksportuesi i Vitit 2024’ nga Oda Ekonomike e Kosovës. - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    VIPA CHIPS është nderuar me çmimin prestigjioz ‘Eksportuesi i Vitit 2024’ nga Oda Ekonomike e Kosovës.

    Insajderi
    26 December 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pestova SH.P.K.”nga Vushtrria është shpallur eksportues i vitit 2024. Ky çmim u dha nga Oda Ekonomike e Kosovës në gala mbrëmjen e organizuar së fundmi, ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve dhe afaristëve të suksesshëm nga Kosova, rajoni dhe bota.

    “Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë përpara, duke sjellë cilësinë tonë të pakrahasueshme në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kompanisë

    Kujtojmë se Pestova” SH.P.K.” ka produktet e mirënjohura “Vipa Chips” që tashmë kanë përfshirë edhe tregun e huaj.

    Vetëm gjatë viteve të fundit, Vipa Chips ka rritur eksportin për 50%, duke eksportuar produktet e saj në mbi 20 vende të ndryshme e tre kontinente, dhe është në kërkim të tregjeve të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark