Insajderi
Lajme

As shi as borë – Sot pritet të ketë intervale me diell

Insajderi
27 December 2024 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
As shi as borë – Sot pritet të ketë intervale me diell
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të premten intervale me diell.  Kthjellime në fundjavë.  Ngrica orëve të mëngjesit.

Ditën e premte, vranësirat pritet të shpërndahen në pjesën më të madhe të vendit, ku do të ketë intervale më të gjata me diell sidomos në pjesë perëndimore. 

Në mbrëmje me kalime vranësirash në lindje, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. 

Fryn erë mesatare verilindore 3-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në -1C e -2C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 2 Ce 5C.

Nga fundjava parashihet të mbretërojë mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell.

Ultësirave mund të formohen kushte për mjegull orëve të mëngjesit.  Temperaturat minimale zbresin në -3C e -5C, e ato maksimale gradualisht në rritje, 2C e 4C në fundjavë, e në dy ditët e fundit të vitit 6C e 8C.  Nga e diela do të dominojnë më shumë qetësitë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark