“Kur ka shku në Amerikë e kam marrë në banesë, e kam çu në aeroport”, Lladrovci tregon si e njohu Albin Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur ka shku në Amerikë e kam marrë në banesë, e kam çu në aeroport”, Lladrovci tregon si e njohu Albin Kurtin

    Insajderi
    27 December 2024 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i komunës së  Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar për njohjen që ai ka me Albin Kurtin.

    Ai tha se kryeministrin e njeh qysh nga viti 1997.

    Lladrvoci ka treguar që e ka marrë Kurtin në banesën e tij, kur ky i fundit ka shkuar në Amerikë në atë kohë.

    ‘‘Se unë shpeshherë edhe e kam respektu Albinin, se unë e njoh shumë herët e njoh edhe prej ’97. Kur ka shku në Amerikë ka kalu nëpër shtëpi temën. Bujari e ky, unë jam kanë i kam marrë në aeroport i kam çu në banesën teme. Jam dalë i kam marrë në aeroport të Mynhenit i kam çu në banesën teme, i kam taku me Fehminë. Se po dojnë do zyrtarë të tij me më njoftu tash mu mas 26 apo 27 viteve. Unë shpeshherë e kam respektu dhe e respektoj më shumë se sa  ndoshta që e meriton. Por konsideroj që edhe ai mua me ka respektu’’, ka thënë mes tjerash ai në Pressing në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark