Insajderi
Lajme

Një 27 vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje

Insajderi
27 December 2024 - 23:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një 27 vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Zhur të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot më datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i vdekur në fshatin Zhur. Dyshimet e para janë se i njëjti ka bërë vetëvrasje. Viktima është mashkull rreth 27 vjeçar. Posa është marr informata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar ai.

Patrolla policore ka siguruar vendin  e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krim teknika të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rasti dhe në urdhër me të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark