Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre të vdekur pasi hëngrën tortë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre të vdekur pasi hëngrën tortë

    Insajderi
    27 December 2024 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh.

    Tatiana Denize Silva dos Anjos (43 vjeç) dhe Maida Berenice Flores da Silva (58 vjeç), vdiqën pasi hëngrën ëmbëlsirën e Krishtlindjes.

    Ndërkohë, motra e Maidës, Neuza Denize, Silva dos Anjo (65 vjeç), u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike ku edhe dha frymën e fundit.

    Ëmbëlsira që 58-vjeçarja përgatiti me motrën e saj 65-vjeçare është një Bolo de Natal – një ëmbëlsirë braziliane tipike për festimet e Krishtlindjes. Pasi hëngrën tortën, tre anëtarë të tjerë të familjes u ndjenë të sëmurë.

    Sipas globo.com, rezultatet e analizave të para laboratorike treguan praninë e arsenikut në të paktën një nga viktimat si dhe dy të mbijetuar. Informacioni u konfirmua për RBS TV nga oficeri i policisë Marcos Vinícius Veloso, i cili drejton hetimin.

    Sipas oficerit të policisë, gruaja që përgatiti tortën ishte e vetmja në shtëpi që hëngri dy feta nga ëmbëlsira dhe përqendrimi më i lartë i helmit u gjet në gjakun e saj. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark