Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar mërgimtarët për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ta në Malishevë.
“Sot, në vendlindjen time në Malishevë, pata kënaqësinë të takohem me bashkëatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, të cilët vazhdimisht kanë kontribuar në zhvillimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.
Limaj është shprehur se “Bashkëatdhetarët tanë janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA Socialdemokrate dhe listës tonë që përfaqëson #veçVEPRA”.
Ai ka thënë se më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz të dëshmuar, që në etapa të ndryshme, ditën të rreshtohen drejt dhe për Kosovën fituese.