Sokol Havolli pjesë e Shtabit të LDK’së për zgjedhjet e 9 shkurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sokol Havolli pjesë e Shtabit të LDK’së për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Insajderi
    30 December 2024 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Havolli, do të jetë pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025.

    Havolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jap kontribut maksimal drejt fitores së LDK-së.

    “Me vendim të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, sot jam emëruar pjesë e Shtabit të LDK-së për zgjedhjet e datës 9 Shkurt 2025”.

    “Duke dashur të jap kontributin tim maksimal drejt fitores së LDK-së në zgjedhjet e shkurtit 2025, të gjitha aktivitetet e mia në fushëveprime tjera pushohen nga sot dhe se përkushtimi im do të jetë i plotë në kuadër të Shtabit, fushatës së LDK-së dhe Kryeministrit Abdixhiku”, ka ai në Facebook.

    Havolli është kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark