Ambasada e SHBA-së mirëpret certifikimin e partive politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së mirëpret certifikimin e partive politike

    Insajderi
    31 December 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për certifikimin Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës duhet të zbatohet.

    Lidhur me këtë ka reaguar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka mirëpritur certifikimin e partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

    Kjo ambasadë vlerëson se “institucionet kosovare i kanë përmbushur rolet e tyre” të cilat i ka konsideruar thelbësore për një demokraci gjithpërfshirëse.

    “Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për ta politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark