Insajderi
Sport

Pas spekulimeve për ndarje, Yamal shihet sërish bashkë në Dubai me të dashurën

Insajderi
31 December 2024 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas spekulimeve për ndarje, Yamal shihet sërish bashkë në Dubai me të dashurën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lamine Yamal ka qenë padyshim njëri nga yjet e Euro2024 me performancën e tij të jashtëzakonshme në kampionat me ekipin spanjoll.

Ai ka qenë gjithashtu i komentuar edhe për sa i përket jetës së tij private.

Yamal përflitej për një lidhje me influenceren Alex Padilla, por që dyshja thuhet se prishen raportet, dhe pas kësaj ajo ishte parë e afërt në krahët e një mashkulli tjetër. Kjo nxiti spekulime të shumta nëse vërtet dyshja ishin në një lidhje apo ishin thjesht miq të ngushtë.

Megjithatë, vetëm së fundmi, ylli i Barcelonës dhe Padilla ishin parë bashkë në Dubai.

Ishte një video që bëri lëmsh rrjetin duke nxitur spekulime të shumta mes dyshes.

Yamal është parë me influenceren në një park të lojërave duke kaluar kohë së bashku.

Edhe pse statusi i lidhjes së tyre mbetet i paqartë, videoja nga Dubai nxiti thashetheme për një ribashkim të mundshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark