
NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar fitoren e saj në fshatin Lumishtë të komunës së Malishevës.
Kryetari, Fatmir Limaj ka shkruar “Në Lumishtë të Malishevës, NISMA konfirmon fitoren!”
Gjatë takimit me banorët e Lumishtës, Limaj deklaroi se partia ka marrë një përkrahje të madhe për kandidatët dhe programin e saj.
“Sonte në fshatin Lumishtë bashkëbiseduam për vizionin e NISMA-së, ku morëm përkrahje masive për programin dhe kandidatët tanë, të cilët janë të gatshëm ta rikthejnë Kosovën fituese, veçVEPRA,” tha ai.
Limaj përmendi edhe mungesën e Isni Kilajt i cili po mbahet në Hagë teksa vuri në pah mbështetjen e banorëve të Lumishtës për Kilajn.
“Në mungesë të kandidatit për deputet, z. Isni Kilaj, i cili edhe sot, 25 vjet pas çlirimit të Kosovës, po mbahet padrejtësisht në Hagë, fshati i tij sonte edhe një herë dha mbështetje masive për të dhe NISMA-në“.