Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Insajderi
02 January 2025 - 23:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për nesër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, reshjet lokale të shiut do të shtrihen gradualisht, ndërsa në mbrëmje depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje në të gjithë vendin.

Në pjesën më të madhe të territorit, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë para mesnatës, ndërsa deri pas mesnate ky shndërrim do të ndodhë në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë më të dendura lokalisht, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Priten shtresa të reja bore.

Era do të fryjë fillimisht nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark