Insajderi
Sport

Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrierës së tij

Insajderi
04 January 2025 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrierës së tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka ndarë mendimet e tij për portierët që i konsideron më të mirët gjatë karrierës së tij.

Messi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe për shumë kë më i miri ndonjëherë.

Gjatë karrierës së tij rreth 20-vjeçare në nivele të larta, Messi është përballur me kundërshtar nga më të fortit.

Por, kush janë portierët më të mirë sipas yllit argjentinas?

Sulmuesi i Inter Miamit ka zbuluar dy portierët më të mirë, teksa më vonë ia ka shtuar edhe një emër të tretë.

“Portieri më i mirë? Unë kam luajtur kundër kaq shumë portierëve, por nëse do të më duhej të zgjidhja një… do të thosha Gianluigi Buffon dhe Manuel Neuer”.

“Nuk e di, ka kaq shumë portierë, por ata të dy janë më të mirët. Do të shtoja edhe Iker Casillas në atë listë”, ka thënë Messi. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark