Insajderi
Showbiz

Vdekja e Liam Payne, arrestohet kamarieri i hotelit

Insajderi
04 January 2025 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e Liam Payne, arrestohet kamarieri i hotelit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arrestohet kamarieri që i siguroi drogën këngëtarit britanik, Liam Payne, para se ai të humbte jetën tragjikisht në një hotel në Argjentinë, sipas raportimeve të mediave vendase. 24 vjeçari Braian Paiz është një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e yllit të popit dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë.

Ish anëtari i grupit ‘One Direction’ vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar.

Paiz dhe një punonjës hoteli, Ezequiel Pereyra, u akuzuan për furnizim me drogë në dy raste – një vepër që mbart një dënim deri në 15 vjet, tha të hënën Zyra e Prokurorit Publik argjentinas.

Roger Nores, një mik i Payne, menaxherja e hotelit Gilda Martin dhe recepsionisti Esteban Grassi janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, e cila dënohet nga një deri në pesë vjet./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark