Insajderi
Lajme

Lumir Abdixhiku: Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje- LDK po vjen si uragan

Insajderi
05 January 2025 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lumir Abdixhiku: Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje- LDK po vjen si uragan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka zhvilluar disa takime në fshatrat e Malishevës.

Pas fshatit Turjakë, ai ka mbajtur një tubim edhe në fshatin Lubizhdë. Nga këtu ai ka thënë se në çdo fshat po gjejnë mbështetje.

Ai ka njoftuar se nga Malisheva, do të shkojë sonte në Shtime, Pozharan e Smirë. Nga aty, tha se qytetarët e kanë pritur një LDK si kjo.

“Ndryshim të madh në vend! Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje. Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë. Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë! Ju faleminderit! Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark