Pritje madhështore për Abdixhikun në Viti: Le të jemi kështu bashkë për fitoren e 9 shkurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Pritje madhështore për Abdixhikun në Viti: Le të jemi kështu bashkë për fitoren e 9 shkurtit

    Insajderi
    05 January 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik, është pritur në mënyrë mardhështore në Komunën e Vitisë.

    Abdixhiku ka shpërndarë pamje nga atje, ku edhe ju ka kërkuar falje në Pozhoran mbështetësve të LDK’së që kishin mbetur jashtë sallës për shkak të prezencës së shumtë.

    Ai ka kërkuar nga mbështetësit e LDK’së që të qëndrojnë bashkë, deri më 9 shkurt e tutje.

    Qytetarëve të shumtë të Pozharanit, që mbetën jashtë salle sonte, u kërkojë falje! Ju falemnderit për durimin që kishit, e mbi të gjitha, ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që na dhatë edhe në këtë fshat të Vitisë. I ftova në tubimin hapës më 11 janar!”.

    Salla ishte e mbushur përplot; e duartrokitjet, brohoritjet dhe mbështetja e atyre brenda e jashtë na tregojnë qartë se sa të fortë jemi sot! Si në çdo takim, dhe këtu në Pozharan gjetëm shtytjen e nevojshme për rrugën përpara!”, deklaroi ndër të tjera Abdixhiku.

    Abdixhiku mbylli takimet në Viti në fshatin Smirë, bashkë me kryetarin e kësaj komune nga radhët e LDK’së, Sokol Haliti. Tha se si në çdo takim tjetër, edhe në Smirë u pa e njëjta energji për rrugën përpara.

    Mbrëmjen e mbyllëm me takim të vonshëm në fshatin Smirë. Aty me Sokolin, takuam banorë të këtij fshati të Vitisë. Edhe këtu, si në çdo takim tjetër sot, gjetëm të njëjtën energji, të njëjtën frymë, të njëjtën shtytje për rrugën përpara!“.

    Ju faleminderit nga zemra, që po i jepni shpirtë lidhjes sonë të madhe në këtë momentum jetik për Republikën!“, përfundoi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark