Stuhi dimërore në lindje të SHBA, mbeten pa energji mbi 300,000 banorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Stuhi dimërore në lindje të SHBA, mbeten pa energji mbi 300,000 banorë

    Insajderi
    06 January 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky fillimvit shënoi kushte ekstreme atmosferike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illinois, Kentucky, Ëest Virgina këtë të hënë.

    Për pasojë, energjia elektrike u ndërpre duke lënë pa drita mbi 300,000 amerikanë.

    Rreshjet e dendura të dëborës, akulli dhe erërat e forta kanë goditur këto shtete, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shtëpi dhe biznese. Virginia është shteti më i goditur, me më shumë se 114,000 konsumatorë pa energji. Shtete të tjera gjithashtu po përballen me ndërprerje të gjera të energjisë: 79,000 në Kentucky, 52,000 në Ëest Virginia, 35,700 në Illinois dhe 32,100 në Missouri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark