Insajderi
Lajme

Video/ Momenti kur përplasen tri vetura në Prizren, dalin pamjet dramatike

Insajderi
07 January 2025 - 13:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Video/ Momenti kur përplasen tri vetura në Prizren, dalin pamjet dramatike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e një aksidenti të rëndë që ndodhi mesnatën e së hënës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.

Në video shihet qartë përplasja e tri veturave, duke shkaktuar lëndime trupore për katër persona dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, aksidenti ndodhi rreth orës 00:28.

“Bëhet fjalë për një aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Stacioni Policor në Prizren”, tha ai.

Gashi shtoi se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur automjetet përplasen me shpejtësi, duke krijuar një skenë kaotike në rrugë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark