SHBA'ja e sanksionon krahun e djathtë të Orbanit, thotë se u përfshi në korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA’ja e sanksionon krahun e djathtë të Orbanit, thotë se u përfshi në korrupsion

    Insajderi
    07 January 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Uashingtoni zyrtar ka vendosur zyrtarin e qeverisë hungareze Antal Rogán në listën e sanksioneve për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në korrupsion, njoftoi të martën Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Rogán, ekonomist dhe ish-kryetar bashkie i Belváros-Lipótváros në Hungari, është një nga figurat e larta më me ndikim në qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, raporton Euronews, përcjell Insajderi.

    Portofoli i tij si ministër përgjegjës i zyrës së kabinetit të Orban mbulon një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë komunikimet zyrtare dhe joformale të qeverisë, si dhe inteligjencën civile.

    Para kësaj, Rogán ishte kreu i grupit parlamentar të partisë së Orbanit, Fidesz.

    Gjatë mandatit të tij si zyrtar qeveritar, si dhe si ministër përgjegjës për zyrën e kabinetit të Orbanit, Rogán thuhet se ka orkestruar skema të dizajnuara për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë hungareze”, tha Departamenti i Shtetit të SHBA në një deklaratë të martën.

    Rogan u vendos në listën e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja sipas Aktit Global Magnitsky, i cili ka cak abuzuesit e të drejtave të njeriut dhe aktorët globalë të korrupsionit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark