Insajderi
Lajme

Mitrovicë: Policia konfiskon dy armë, një pushkë dhe një pistoletë

Insajderi
07 January 2025 - 20:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mitrovicë: Policia konfiskon dy armë, një pushkë dhe një pistoletë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Mitrovicën e Jugut ka konfiskuar dy armë, si dhe iu ka caktuar masën e ndalimit dy personave të martën.

Në njoftimin e policisë thuhet se në rastin e parë, një të dyshuari iu është bërë kontroll i detajuar, të cilit iu është gjetur një pistoletë, shkruan Insajderi.

Ndërkaq, në rastin e dytë, të dyshuarit tjetër i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

“Të gjitha veprimet e  ndërmarra i janë paraqitur  prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit  me aktvendim të prokurorit  dy të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark