I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëri.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.