Gjendja e babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, është pëmirësuar.
Babai i tij, Haxhi Thaçi, po trajtohet që disa ditë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Lajmi u konfirmua nga vëllai i ish-presidentit, Idriz Thaçi.
Thaçi tha se pas rekomandimeve të ekipit mjekësor, duke pasur parasysh shëndetin e tij dhe mundësitë e prekjes prej ndonjë virusi të përhapur, përpos familjes së ngushtë, janë ndaluar vizitat e tjera në ambientin ku po trajtohet Haxhi Thaçi
“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe përhapjes së viruseve të ndryshme në këtë periudhë, me rekomandim të ekipit mjekësor, vizitat te babai ynë janë ndaluar. I jemi shumë mirënjohës stafit mjekësor për kujdesin dhe i falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët për vizitat e tyre dhe interesimin rreth gjendjes shëndetësore të babës. Na duhet ta respektojmë këtë vendim që ta ruajmë gjendjen e tij, e cila është duke iu përmirësuar. I falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe do t’ju mbajmë të informuar rreth gjendjes së prindit tonë”, deklaroi ai për Kanal 10.
Babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi, është 87 vjeç.
Gjatë ditës së djeshme atë e vizitoi kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.