
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se testimi i urës së Badovcit do të bëhet nesër.
Durmishi ka njoftuar për një gjë të tillë me anë të një postimi në ‘Facebook’, pas raportimeve për lëshimin e urës për qarkullim pa u bërë testimi, shkruan Insajderi.
LEXO EDHE:
“Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit. Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit. Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj”, ka deklaruar ai.
“Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”. /Insajderi.org/