Bedri Hamza: Do ta rrisim përkrahjen për bujqit dhe do ta mbrojmë punën e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: Do ta rrisim përkrahjen për bujqit dhe do ta mbrojmë punën e tyre

    Insajderi
    08 January 2025 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar pemtarët e Kovragës së Istogut.

    Hamza ka thënë se “do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre”.

    Postimi i plotë:

    I rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit.

    Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre.

    Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë.

    Kosova mundet ma mirë për bujqësinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark