Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik dhe si të pensionev baraz me pagën minimale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik dhe si të pensionev baraz me pagën minimale

    Insajderi
    08 January 2025 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës.

    Haradinaj ka përsëritur zotimin për dyfishimin e pagave në sektorin publik..

    “Bisedë e sinqertë me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, të cilëve i prezantova ofertën tonë për Kosovën fituese. Ka vetëm një zgjidhje: Dyfishim i pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, baraz me pagën minimale në vlerë prej 500 euro. Ky është zotim i yni të cilin do ta bëjmë realitet që në ditët e para gjatë mandatit qeverisës”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se do ta rikthejnë dialogun social qeveri- sindikatë dhe Kontratën Kolektive.

    “Programi ynë ofron zgjidhje konkrete dhe të realizueshme. Do të rikthejmë dialogun social qeveri – sindikatë dhe Kontratën Kolektive, do ta amandamentojmë Ligjin për organizmin sindikal në mënyrë që sindikatave t’i fuqizojme rolin e tyre në ndërtimin e politikave qeverisëse, do të bëhet implementimi i ligjit për pensionistët kontributdhënës për të punësuarit pas luftës së vitit 1998-99”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka shtuar se plani për Kosovën Fituese është garancë për ta rikthyer dinjitetin e punës.

    “Plani ynë për Kosovën Fituese është garancë për të rikthyer dinjitetin e punës, për të ndaluar largimin e kuadrove profesionale nga vendi dhe për të ndërtuar një Kosovë që ofron shpresë për të gjithë. Kosova Fituese është projekti që i duhet vendit tonë sot”, ka përfunduar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark