Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, të cilën ai e ka quajtur si një akt zhgënjimi. Në një postim, Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që, sipas tij, i është bërë Gjestit.
“Mendoj që e hodhën në plehra (ajo e produksionit). Tash kush e di sa janë mërzit që erdhi në Shqipëri. Mos ta harrojmë dhe këtë gjë. E qitën jashtë dhe e prenë në bes… Por i drejti mbytet, nuk zhytet,” ka shkruar reperi, duke aluduar për një padrejtësi ndaj Gjestit
Stresi e ka përfunduar reagimin e tij me një paralajmërim për ata që, sipas tij, nuk i japin vlerën e duhur: “Nëse vazhdo kështu, Gjestinjo, ta gëzoni çmimin, Kosovë. Nesër do jetë ditë e mirë për Gjestinjon, por për të tjerët jo.”
Reagimi i tij ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, me fansat dhe ndjekësit që po përpiqen të kuptojnë më shumë mbi ngjarjen e përmendur dhe personat e përfshirë. Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të sjellë ndonjë reagim nga produksioni.