Insajderi
Lajme

BIK’u i ndalon imamët e punonjësit të merren me fushatë dhe parti politike- DOKUMENT

Insajderi
09 January 2025 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BIK’u i ndalon imamët e punonjësit të merren me fushatë dhe parti politike- DOKUMENT
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar një vërejtje për të gjithë imamët dhe punonjësit e BIK’ut lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të këtij vtii.

Në vendimin, të cilin e ka parë Insajderi, BIK tërheq vërejtjen e nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale.

BIK ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet.

“Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Përgjatë ditës së djeshme, tre zyrtarë policorë janë suspenduar si pasojë e pjesëmarrjeve nëpër tubime politike. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark