Jasharaj thotë se gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk u realizua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj thotë se gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk u realizua

    Insajderi
    10 January 2025 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasjen e qeverisë Kurti ndaj kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve në sektorin publik.

    Sipas tij, gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë moment pozitiv që do të veçohej për të mirën e punëtorëve.

    “Që nga fillimi, qeveria ka pasur një qasje kundërshtuese ndaj kërkesave të punëtorëve, qofshin ata në sektorin e arsimit, policisë apo zjarrfikësve. Madje, ka pasur momente kur kjo qasje ka qenë armiqësore, me përpjekje për të shuar sindikatat”, deklaroi Jasharaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

    Ai shtoi se kërkesat e sindikatave janë bërë publike, janë dërguar përmes shkresave zyrtare dhe janë mbështetur me protesta, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga qeveria.

    “Kërkesat tona janë legjitime dhe sindikale. Nëse ka probleme në sektorin e arsimit, përgjegjësia bie mbi MAShTI-n, sepse punëtorët nuk i zgjedhim ne, theksoi Jasharaj.

    Megjithatë, ai nënvizoi se gjendja në arsim nuk është aq e dobët sa paraqitet nga disa, por ka nevojë për përmirësime të mëtejshme për të siguruar standarde më të larta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark