Bedri Hamza premton mbështetje për shkollat dhe klubet sportive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza premton mbështetje për shkollat dhe klubet sportive

    Insajderi
    10 January 2025 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.

    Hamza ka premtuar ta rrisë mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj.

    Ai ka thënë se mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë.

    “U kënaqa shumë sot me sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, të rinj me plot perspektivë. Rruga drejt suksesit fillon qysh në moshën e hershme dhe shkollat sportive janë vendi i duhur për zhvillimin e talenteve dhe punën ekipore. Unë do ta rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj. Mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë. Klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta.

    #MaMirë për sportin dhe sportistët tanë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark