Insajderi
Show

Kaq ka shkuar pasuria “marramendëse” e Dua Lipës

Insajderi
11 January 2025 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kaq ka shkuar pasuria “marramendëse” e Dua Lipës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, tashmë zotëron një pasuri mbi 100 milionë paunde.

Sipas The Sun, Dua tani ka një pasuri prej mbi 100 milionë paundësh pas fitimeve prej 12.2 milionë paundësh gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.

Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë paundësh, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milionë paundë. Lista e pasurisë së “Sunday Times” e raportoi pasurinë e saj vitin e kaluar në 90 milionë paundë, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë paundë.

Ajo gjithashtu përfiton shumë nga marrëveshjet e saj të sponsorizimit me markat Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian mineral water.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark