Insajderi
Lajme

Krasniqi në Ferizaj: PDK-ja e ka rikthyer pulsin, kjo është partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Insajderi
12 January 2025 - 18:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi në Ferizaj: PDK-ja e ka rikthyer pulsin, kjo është partia e Hashim Thaçit e Kadri Veselit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK-ja ka rikthyer pulsin dhe se po kthehet si forca kryesore politike në vend.

Ai theksoi se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin, Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet si forca kryesore politike në vend”.

“Kjo është partia e së kalurës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe mbi të gjitha, partia e së ardhshmes premtuese, për një Kosovë më të mirë për secilin qytetarë të vendin tonë, anë e mbanë, se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo është partia që e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia shtetformuese dhe shtetndërtuese”, është shprehur tutje Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark