Shqiptarja kapet duke u larguar pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro në Milano - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shqiptarja kapet duke u larguar pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro në Milano

    Insajderi
    13 January 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua pasditen e së shtunës në Milano, pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro brenda Rinascente, qendra tregtare në rrugën Santa Radegonda pranë Duomos.

    Sipas mediave italiane alarmi u dha pak para orës 17:00, kur roja i sigurisë pikasi të renë teksa ajo po përpiqej të largohej nga objekti me rroba dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pasi u zbulua, vajza nuk ka rezistuar dhe pranoi fajësinë.

    25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark