Insajderi
Showbiz

PAMJE/ Protestë për Gjestin: Stop bullizmit!

Insajderi
14 January 2025 - 16:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/ Protestë për Gjestin: Stop bullizmit!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi Stresi, mbrëmjen e djeshme (e hënë), ka paralajmëruar një protestë në mbështetje të Gjestit pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP Albania 4.

Protesta u mbajt mesditën e sotme dhe kjo lëvizje vjen pas ofendimeve dhe fjalëve të ashpra që janë thënë kundër Gjestit, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që i është bërë artistit nga Peja, duke u angazhuar për të mbrojtur të drejtat e tij.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, është raportuar se është dërguar një “zarf i zi” dhe si pasojë është anuluar televotimi i së martës, duke thyer rregullat e programit.

Ky veprim ka ngritur më shumë spekulime dhe ka shtuar tensionet në ambientin e shtëpisë, duke bërë që publiku dhe mediat të jenë më të vëmendshëm ndaj zhvillimeve të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark