Insajderi
Lajme

Familjari i Galuk Konjufcës mbështet Hyzer Rizanin e PDK’së

Insajderi
14 January 2025 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Familjari i Galuk Konjufcës mbështet Hyzer Rizanin e PDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazmend Konjufca ka mbështetur në garë Hyzer Rizanin, kandidatin e PDK’së për deputet me numër 60.

Konjufca, i cili është familjar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se me Rizanin kanë kaluar çdo sfidë dhe gëzim. Ai e quajti Rizanin njeri të jashtëzakonshëm.

“Në jetë pasuria më e madhe janë familja dhe miqtë, e unë pata fatin që të njoh herët Hyzerin dhe familjen e tij. Në të mirë e në të keq, bashkë kaluam çdo sfidë e gëzim, andaj, sot kur e shoh si kandidat për deputet të Kuvendin të Kosovës, kërkoj votën e juaj për një njeri të jashtëzakonshëm.

Hyzeri garon në listën e PDK-së me numrin 60-të. Dalsh faqebardhë miku im, ashtu si në çdo rrugëtim tëndin. Si deputet i ardhshëm, jam i bindur që do të jesh zëri kryesor i çdo qytetari”, deklaron Konjufca.

Gazmend Konjufca dhe Sherif Konjufca (babai i Glauk Konjufcës) janë djem të axhës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark