Insajderi
Lajme

Lirohet Nol Nushi, tregon arsyen e ndalimit nga Policia

Insajderi
15 January 2025 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lirohet Nol Nushi, tregon arsyen e ndalimit nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas lajmit që është ndaluar nga Policia në kufirin Kosovë-Maqedoni, sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi ka njoftuar se është liruar.

“U lirova, pas dy oresh ndalese ne stacionin policor ne kufirin Kosove – Maqedoni”, shkroi ai në Facebook.

Ai ka konfirmuar se u ndalua për një vepër penale të vitit 2016 sa ishte aktivist i Vetëvendosje.

Sipas tij, ndalimi ka një prapavi pasi po ndalohen veç aktivist e PSD, dhe jo ata që vazhdojnë të jenë pjesë e partisë së Kurtit.

“Me ndaluan per nje veper te vitit 2016 si aktivist i VV. Cka kuptova eshte qe keso ndalesa kane vetem aktivistet e PSD. Nuk kishin ndonje rast qe kishin ndale ndonje te VV, ndonese aktivitetet i kemi bo bashke”, tha ai duke falënderuar gjithë ata që janë interesuar për të./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark