Insajderi
Insporti

Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

Insajderi
16 January 2025 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munichut, Alphonso Davies thuhet se ka pranuar t’i bashkohet Real Madridit.

24-vjeçari kanadez është nën presion të madh nga klubi i tij aktual, pasi Bayern nuk dëshiron ta lërë të largohet.

Gjigantët gjermanë i kanë ofruar mbrojtësit një kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare, por Real Madrid ka besim se Davies përfundimisht do të nënshkruajë me klubin spanjoll.

Sipas gazetës Marca, Davies i ka thënë ‘po’ Real Madridit rreth kushteve personale dhe gjithçka pritet të finalizohet me transferimin e tij falas në verë.

Ndryshe, kontrata e tij aktuale me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i talentuar është me klubin e Mynihut që nga janari i vitit 2019.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark