Zhvillonin veprimtari ilegale, arrestohen dy të dyshuar në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillonin veprimtari ilegale, arrestohen dy të dyshuar në Podujevë

    Insajderi
    17 January 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë zhvilluar veprimtari ilegale.

    Në rastin e parë në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy lap-top, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shumë e parave prej 292 euro.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy lap-top, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Ndërkaq në rastin e dytë në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1,305 euro.

    “Podujevë 16.01.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1305 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

    Sipas raportit rastet janë cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark