
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka takuar pensionistët në Studençan.
Muharremaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur takim të “veçantë” duke theksuar se kanë diskutuar tema të ndryshme, nga të cilët ka marrë edhe ide të shumta.
“Takim i veçantë sot me pensionistët në qendrën e tyre në Studençan. Diskutuam për tema të ndryshme e natyrisht morëm edhe ide të shumta nga ta. Besimin përmes votës do të mundohemi ta shpërblejmë me përkushtim dhe angazhim maksimal. Votoni 137 për Kosovën fituese”, shkroi ai.
Bali Muharremaj mban numrin 15 në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e AAK’së.
Pamje nga takimi: