Insajderi
Insporti

Alejandro Garnacho drejt transferimit sensacional tek rivali i Man United në janar

Insajderi
17 January 2025 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alejandro Garnacho drejt transferimit sensacional tek rivali i Man United në janar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një klub i Ligës Premier i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Manchester United, Alejandro Garnacho, sipas raportimeve të fundit.

Garnacho ka qenë subjekt i thashethemeve të shumta, me raportimet që e lidhnin atë me një largim nga ‘Old Trafford’.

Një raportim i fundit ka bërë me dije se një prej rivalëve të ‘Djajve të Kuq’ ka pyetur për situatën e Garnachos.

Sipas një raportimi nga mediumi francez L’Equipe, Chelsea po planifikon një lëvizje të mundshme për reprezentuesin argjentinas.

Chelsea po synon që të përforcojë opsionet e saj në sulm, teksa ky medium po ashtu ka bërë me dije se ata po monitorojnë edhe situatën e Karim Adeyemit.

Përpjekjet e klubit për ta transferuar Garnachon vijnë pas raportimeve se Christopher Nkunku mund të largohet nga ‘Stamford Bridge.

Në rast se Nkunku largohet nga Chelsea, atëherë Enzo Maresca do synojë zëvendësimin e tij dhe Garnacho është në mesin e lojtarëve që ai është i interesuar për ta transferuar.

Garnacho ka bërë 117 paraqitje për klubin, ku ka arritur të shënojë 23 gola.

Ai ka shënuar 10 gola në 50 ndeshje sezonin e kaluar dhe tashmë ka tetë gola këtë sezon, pasi është paraqitur në 20 ndeshej në kampionat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark