Shpërthen raketa e Elon Musk/ Kapsula e SpaceX shkatërrohet në ajër pas lëshimit/Video - Insajderi
×
Teknologji

Shpërthen raketa e Elon Musk/ Kapsula e SpaceX shkatërrohet në ajër pas lëshimit/Video

Insajderi
17 January 2025 - 18:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Testi i shtatë i Starship, një anije hapësinore e krijuar nga SpaceX për udhëtimet e ardhshme në Hënë dhe Mars, përfundoi me një gjysmë suksesi.

Pas shtyrjes së lëshimit në 15 janar për shkak të motit të keq, Starship u arrit të ngrihej në ajër nga Starbase, baza e kompanisë së Elon Musk në Boca Chica të Teksasit.

Vetëm pak minuta pas lëshimit të asaj që konsiderohet aktualisht si raketa më e madhe e dhe më e fuqishme në botë, përforcuesi i saj, i quajtur Super Heavy, bëri kthimin e planifikuar në tokë dhe pasi kaloi për një moment mbi platformën e lëshimit, “u kap në mënyrë spektakolare mes dy krahëve gjigantë mekanikë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark